Erisa Xhixho: Shkarkimi i Manjanit, iniciativë e Ramës

429
Sigal

LSI ka njoftuar se me lajmin për
shkarkimin e Ylli Manjanit nga ministri i Drejtësisë është njohur sot paradite.
Në një dalje për mediat nga selia e LSI, sekretarja për marrëdhëniet me
publikun, Erisa Xhixho tha se shkarkimi ishte iniciativë e zotit Rama.

Erisa Xhixho: Sot paradite
kryeministri Edi Rama njohur Ilir Metën me iniciativën e tij për lirimin nga
detyra të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Kryetari Ilir Meta zhvilloi
një takim me kryesinë e LSI për ta informuar me iniciativën e kryeministrit Edi
Rama. Në takim u konkludua që LSI të propozojë zotin Petrit Vasili ministër të
Drejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i komisionit në reformën në
drejtësi. Duke shpresuar në këtë mënyrë koordinim të mirë të punës dhe në
bashkëpunim politik brenda qeverisë. Gjithashtu kryesa ekzekutive e LSI vendosi
të propozojë Luan Ramën si kryetar të Grupit Parlamentar të LSI