Erisa Xhixho: 0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025

72
Sigal
📚
Buxheti i vitit të ardhshëm i lë vetëm 2.34% të PBB-së arsimit, duke mos mbështetur investimet në asnjërin prej niveleve të tij.
Investimet në arsim për vitin 2025 do të jenë:
📌Arsimi bazë 0%
📌Arsimi i mesëm 0%
📌Arsimi i lartë -11.9%
📌Kërkimi shkencor -22.8%
📌Sporti 1.3%
Është e qartë se për këtë qeveri, arsimi nuk ka qenë dhe as do të jetë prioritet.
Zbrazja e shkollave, dështimi në testet PISA, dështimi në kurrikula, analfabetizmi funksional i fëmijëve tanë, mungesa e laboratorëve, mungesa e ngrohjes në shkolla, mungesa e mësuesve dhe mbyllja e programeve studimore tregon se nuk ka asnjë reflektim për të mbështetur arsimin.
Pasi kjo qeveri, ka prioritet koncesionet dhe tenderat korruptivë, të cilat i çojnë paratë e qytetareve të varfër shqiptarë në xhepat e klientëve të saj.
777 miliardë lekë do të shkojnë te projektet korruptive PPP dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë, për klientët dhe vjedhjet e oligarkëve të Edi Ramës.
Ky nuk është buxheti i arsimit, por është buxheti i rrënimit përfundimtar të tij!