Erion Veliaj: Tirana do ketë më shumë siguri për kalimtarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se ka nisur puna për zëvendësimin e semaforëve inkadeshentë në Tiranë. Sipas Kryetarit të Bashkisë Tiranë, semaforët e vjetër do të zëvendësohen me semaforë të rinj LED. Ai tha se falë këtij zëvëndësimi do të rritet siguria e lëvizjes së automjeteve dhe kalimtarëve në rrugët e Tiranës. Veliaj tha: “Ka nisur puna për zëvendësimin e semaforëve inkandeshentë, me të rinj LED duke rritur sigurinë e lëvizjes së  automjeteve dhe këmbësorëve kudo në rrugët e qytetit. Një super bravo për punën e palodhur në këto ditë të nxehta vere, për Punëtorët e Qytetit! – tha Veliaj duke përgëzuar kështu edhe punonjësit që kanë nisur nga puna për ndryshimin e semaforëve të vjetër me ata të rinj.

Sigal