Erion Veliaj: Të rinjtë e brezit të tretë të Grupit Këshillimor Rinor YAG, sjellin pikëpamjen rinore në veprimtaritë e OSBE-së

194
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, organizoi dje në Bashkinë e Tiranës, një aktivitet në kuadrin e “European Youth Capital 2022” me të rinjtë e brezit të tretë të Grupit Këshillimor Rinor YAG, një strukturë vullnetare, të cilët sollën pikëpamjen rinore në veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së, që prej vitit 2018.  Kryebashkiaku Erion Veliaj:Shumë i lumtur për të rinjtë e brezit të tretë të Grupit Këshillimor Rinor YAG, një strukturë vullnetare që sjell pikëpamjen rinore në veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së, që prej vitit 2018.  Bashkë me ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco, patëm një takim shumë interesant, ku biseduam edhe për Tiranën, “European Youth Capital 2022”.

Suksese maturantëve në provimet e maturës shtetërore

Dje filluan edhe provimet e maturës për maturantët e shkollave të mesme. Kryebashkiaku Erion Veliaj u uron maturantëve suksese dhe i fton, “mezi pres t’ju shoh si qytetarë të mirë për qytetin e kombin tonë”.  Urimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj: “Shumë krenar për ju!  Suksese maturantëve në provimet e maturës shtetërore, e bëni më të bukur Tiranën me dijet e pasionin tuaj! Tani që u konfirmuat si nxënës të mirë, mezi pres t’ju shoh si qytetarë të mirë për qytetin e kombin tonë.”