Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në një event të organizuar nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim. Ambasada zhvilloi takimin me ish-ministrat e Jashtëm që kanë shërbyer në detyrë si kryediplomatë të vendit. Pamjet nga organizimi i eventit janë publikuar nga ambasada e SHBA në Tiranë. po ashtu në takim ka shkuar edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili për asnjë moment nuk është takuar dhe asnjë moment nuk shkëmben as shikime me kreun e shtetit, të cilin e ka akuzuar publikisht si pjesë e trekëndëshit të Bermudës. Ku sipas Bashës bënte pjesë Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha. Por duket se ka lënë pas debatet edhe me anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu. Me këtë të fundit është parë duke shkëmbyer biseda dhe të qeshura. “Si pjesë e kremtimit tonë të #100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. Yuri Kim pati nderin të ftonte të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1991 për një darkë speciale në Shtëpinë Ryerson,”-shkruan Ambasada Amerikane.




















