Kryeministri Rama: Karburantin e kemi më të shtrenjtin, Bordi i Transparencës është komunist, në kriza na ndihmon të vendosë tavan

Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku ka pranuar për herë të parë se bordi që është krijuar për vendosjen e çmimeve të karburanteve, është komunist. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se në një kohë normale, ai bord nuk do të duhej, por në një kohë krize, është i nevojshëm. Kryeministri shtoi se qeveria nuk ndërhyn dot që të vendosë një çmim, sikur të ishte në kohën e komunizmit. ” Ju kam thënë që do të vijë dita që nuk do të thoni sa e gjejnë, po ku e gjen. E pra, situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni politikë këtu me atë avazin tuaj, vazhdoni bëjeni. Ama mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Kjo nuk ka sens. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendosë për më pak. Ne nuk vendosim dot çmimim unik se nuk jemi në komunizëm. Ne kemi një bord komunist aty, sepse nuk duhet të ishte. Por është sepse është jashtë normales. Në kushtet normale është një bord komunist, në kushtet jo normale është një ndihmë. Nuk futet dot shteti të kontrollojë çmimet me dhunë. Por, ai bord ka një meritë, vendos një tavan, mbi të cilin nuk mund të shkojë,”- tha Rama ndër të tjera. Në nisje të fjalimit të tij në Kuvend. Kryeministri kërkoi orientim nga Tabaku, e me ironi i tha se është pa shkollë e se do donte të dinte se nga dolën shifrat që ajo bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit për paketën sociale. ‘Jam dakort me ju zonja Tabaku, është e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk po i hyj se nuk i hyj dot debatit për inflacionin, por po marr me radhë disa nga gjërat që thoni ju, duke qenë se ju flisni me shifra, unë do të isha shumë mirënjohës nëse do të më thonit e orientonit se ku i gjetur shifrat e INSTAT pasi unë i kam përpara.‘- deklaroi Rama. Kreu i qeverisë shtoi se edhe ai është bazuar në të dhënat e INSTAT dhe se i rezulton që në fakt çmimet janë rritur me 11% në krahasim me vitin e shkuar. Ai tha më tej se madje në krahasim me muajin e kaluar, çmimet janë ulur. Ama: Është e vërtetë, kemi naftën më të shtrenjë në rajon, por s’kemi taksa Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se nga ana tjetër, vendi ynë nuk ka taksa të larta, madje për biznesin e vogël janë zeruar. Rama përmendi edhe rimbursimin e energjisë elektrike. “Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, ndryshe nga rajoni ne kemi taksat më të ulëta, nuk i marrim asnjë lekë biznesit të vogël, zero, zero taksë, zero TVSH.

 

NOA