Erion Dasho: Borati dhe menaxherët e shëndetësisë

193
Sigal

Me intensifikimin e fushatës elektorale, ja vlen të çelet ky cikël ku analizohen premtimet elektorale të Boratit dhe boratëve në fushën e shëndetësisë.

Sot, në spitalin e Elbasanit, Borati deklaroi se kërkon mandatin e tretë “për të përmirësuar menaxhimin shëndetësor dhe për të ngritur cilësinë morale të shërbimit”. Sipas Boratit, cilësia profesionale në shëndetësi është rritur, por ka ngelur ajo morale për t’u zgjidhur!!!

Pra cilësia profesionale qenka ngritur në vendin që:

1. Ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga COVID-i në Europë!

2. Ka mbetur pa teste të shpejta në kulmin e pandemisë!

3. Nuk u ofron dot mjete mbrojtëse elementare si maska dhe doreza as edhe bluzave të bardha!

4. Përcjell pacientët COVID nga një spital terciar tek tjetri pasi prishen skanerët dhe pajisje të tjera bazë!

Flet për cilësi shërbimi kryetari i qeverisë së vendit që nuk gjeti dot një epidemiolog dhe një virolog për ta bërë pjesë të komitetit të të ashtuquajturve “ekspertë”!

Flet për vizion kryeministri që në ministrinë e vet të shëndetësisë ka të punësuar vetëm dy mjekë (një prej të cilëve ka mbushur moshën e pensionit).

Flet për menaxhim shëndetësor profesional Borati që qendrën spitalore më të madhe në vend ja ka besuar një klarinetisti!

Flet për përmirësim të standardeve morale kryetari i qeverisë që ka patur lumë akuzash për tendera okultë dhe me çmime super të fryra!

Me gjithë këto poshtërsi që i ka bërë vendit, mandati i tretë i Boratit do të ishte me tepër një mandatë e tretë!

Mirë që e kërkon, por të paktën të mos përdorë si argument shëndetësinë të cilën e ka katandisur në pikën më të keqe të mundshme…