Erida Skëndaj: KLSH bën kallëzimet penale, Prokuroria mbyll çështjen

669
Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj gjatë një interviste ka shprehur shqetësimin e komitetit për vonesat dhe zvarritjet e hetimeve nga autoritetet greke të vdekjeve të dy shqiptarëve në burgjet e Greqisë, Pëllumb Marknikollaj dhe Ilia Karrelit. Erida Skëndaj u shpreh: “Kemi kërkuar ndihmën e tyre për të kuptuar se çfarë po ndodh me vdekjen e shtetasit Pëllumb Marnikollaj në Greqi. Në raportin e vitit 2015 të Komitetit për Parandalimin e Torturës për Greqinë evidentohet fakti që shpesh herë ka zvarritje dhe vonesa në hetim. Dhe kjo padyshim është shqetësuese. Ne nuk mund të themi nëse ka patur apo jo, vonesa për hetimin e rastit Pëllumb Marnikollaj”. Autoritetet shqiptare nuk duhet të mjaftohen me një reagim sporadik por duhet ta ndjekin çështjen përderisa nuk ka ende persona përpara përgjegjësisë, u shpreh Skëndaj. Ajo theksoi se duhet që këto institucione ta ndjekin në vazhdimësi situatën. Pra, duhet që të kërkojmë vazhdimisht informacion se çfarë bëhet me këtë rast? “Ku janë hetimet? Pa ndikuar në vendimmarrjen e prokurorisë apo të gjykatës nëse çështja shkon në gjykatë.

 Duke iu referuar pikërisht precedentëve të kaluar, rasteve kur shqiptarë janë keqtrajtuar, dhe me pasojë vdekjen e tyre sikurse ka qenë rasti i Ilia Karelit para disa vitesh, kanë evidentuar faktin që ka pasur vonesa dhe zvarritje të paarsyeshme dhe ende nuk ka persona përgjegjës penalisht për raste të tilla, evidenton faktin që institucionet shqiptare duhet të kërkojnë me këmbëngulje informacion”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer edhe një studim për sa i përket përfundimeve të kallëzimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprat e korrupsionit, ku theksohet se shumica e këtyre kallëzimeve nuk shkojnë në gjykatë, ndërsa ato dosje që gjykohen, kanë të bëjnë vetëm me funksionarë të thjeshtë të administratës shprehet drejtoresha e Komitetit. Skëndaj theksoi se: “Në vitin 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka bërë 25 kallëzime penale në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë dhe Durrës ku ka denoncuar 63 zyrtarë publikë. Nga këto 25 kallëzime penale, 6 prej këtyre rasteve janë çuar në Gjykatë, 19 raste të tjera janë mbyllur nga organi i Prokurorisë. Në një rast është vendosur mos fillim hetimi dhe në të gjitha rastet e tjera, është pushuar çështja penale kryesisht me argumentimin se shkeljet e pretenduara janë administrative dhe jo penale. Çfarë ndodh? Për 19 rastet mbyllura, KLSH-ja nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit në Gjykatë. Është gjykata që shpesh herë ushtron kontroll mbi organin e Prokurorisë për sa i takon faktit nëse hetimet e plota kanë qenë të plota dhe të gjithanshme. 

Më pak se ¼-ta e kallëzimeve penale janë dërguar në gjykatë dhe rastet që janë dërguar në Gjykatë i takojnë nëpunësve të thjeshtë”. Sakaq Skëndaj ka sjell në vëmendje një rast: “Do të doja të tregoja një rast. Bëhet fjalë për një gjyqtar së Gjykatës së Elbasanit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Çështja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zgjatur tre vite. 51 seancat gjyqësore të zhvilluara me këtë të pandehur dhe me një të pandehur tjetër që dyshohet se ka ushtruar korrupsion aktiv, në 1/3-n e rasteve që seancat gjyqësor që janë shtyrë është për shkaqe të lidhura me Prokurorinë. Prokuroria nuk paraqitej në seancë gjyqësore. Rezulton që nuk ka shkaqe të justifikuara”.
Sigal