Meta: Deklarata e Erdogan për Gulen s’ka lidhje me raportet tona historike

400
Sigal

TIRANE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha sot se deklaratat e presidentit Erdogan për mbylljen e shkollave të ish-aleatit të tij Fetullah Gulen në vendin tonë, nuk kanë lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Raportet Shqipëri- Turqi janë historike”, – tha Meta.

Në një prononcim për gazetarët nga kryesia e Kuvendit, Meta preku edhe situatën e tensionuar politike në Maqedoni dhe ngjarjen në Kumanovë, ku bëri apel që forcat politike shqiptare në Shkupin zyrtar të bashkëpunojnë.

“Shqipëria ka mbështetur gjithmonë stabilitetin në Maqedoni”, përfudnoi Meta.

Dalja publike e kryeparlamentarit Meta ishte me rastin e një urimi për takimin e stabilizim asociimit që u zhvillua në Bruksel, me pjesëmarrjen e ministrave Bushati e Gjosha, si dhe kryetares së komisionit parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu.