Faktet e përfshirjes së Ramës në trafikun e drogës

494
Sali Berisha

Në përkufizimet e diktaturave, morbokracia apo bandidotakrticia vlerësohet si forma më e shëmtuar e të gjitha regjimeve. Nuk kam ndërmend të citoj burimet e pafundme ndërkombëtare të cilat u cituan këtu gjerësisht nga kolegët e mi në fjalën e tyre. Por unë do të ndalem vetëm në materien e kësaj koke, vetëm të dhënat për t’u faktuar shqiptarëve se Edvin Kristaq Ramë është këput meduze, koka e meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri. Është nëna e nënave të krimit. Edin Kristal Ramë ka instaluar këtu, atë që një ekspert i madh ndërkombëtar do ta quante barko-shteti, apo shtetin e dytë në botë pas Panamasë, shtetin e drogës. Kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit nuk ka ndodhur, që në 1 javë, narkobandat të godasin policinë e shtetit 4 herë; në Bathore, Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Po narkobandat janë me fletë, sepse kanë me vete më të madhin, kanë me vete Noriegën, kanë me vete kreun e meduzës së krimit të organizuar.

Hakiu ka çelësat e kashtës dhe të drogës, se çelësat e krimit i ka Edi Ramë. A nuk është Edi Ramë që mbushi këtë parlament për herë të parë me kriminelë, me vrasës, përdhunues.. A nuk është Edi Ramë që përcolli Arben Frrokun, Nga Puka jashtë 1 ditë para se të merrte vendimin për jetë. A nuk është Edi Ramë që doli para shqiptarëve, me një korbë në krah, nënën e një superkrimineli që kishte vrarë katër njerëz të pafajshëm, pa i adresuar një ngushëllim të vetëm nënave të viktimave, të cilat superkrimineli i partisë i veshi me të zeza brenda gjysmë ore. A nuk është Edi Ramë ai që fshehu për muaj të tërë kërkesën për ekstradim të vrasësit horror Mark Frroku në Belgjikë. A nuk është Edi Ramë që ndërseu përdhunues në këtë parlament për të goditur deputetin e opozitës. Pse merreni me krimin?! Ja ku është krimi, ja ku është nëna e krimit, ja ku është kreu i meduzës.

Edi Ramë je koka e krimit. Në celularin tënd ke me qindra mesazhe nga vrasës, serial killer, trafikantë droge. Në kabinetin tënd ke ministra që mbajnë në eskortë serial killer të dalë nga burgu, sepse e dinë që për ty kriminelët janë njerëz të mirë, janë ata që na japin vota. Edi Ramë ti je koka e krimit, sepse ti ia rrëmbeve Shullazin atij tjetrit (Tahirit) dhe e bëre pjesë të qenies tënde, e përdore për t’i çuar mesazhe vrasëse kryetarit të opozitës, e përdore dhe për të nxjerrë fituese atë zonjën rektore, deri sa në një rast unik e arrestoi opozita me denoncimin që bëri.

Ti je koka e krimit, sepse ti, për të mbrojtur lidhjet e tua me krimin emërojnë krye të Rendit, Xhafën, vëllain e njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili del e thotë “ç’më duhet mua se ç’bën im vëlla”. Po ti mor zotëri e di shumë mirë që, më së paku je në konflikt flagrant interesi, ti nuk mundesh të bësh të paditurin. Yt vëlla ka një dënim nga Gjykata Italianë të formës së prerë për drogë e për kokainë. Ti je atje vetëm si përfaqësues i klaneve më kriminale të Shqipërisë, për t’i garantuar ata se sa të jemi ne në pushtet, ju nuk prek njeri. 

Është e vërtetë që ne i kemi humbur zgjedhjet. Është e vërtetë se me bandat, me krimin dhe me paratë e krimit ju keni këtë shumicë. Por mos harro se ne luftën do e vazhdojmë, kemi humbur betejën por s’kemi humbur luftën. Ta dish mirë që sot jemi 10 herë më të motivuar për luftën ndaj krimit se sa më parë. Sot është emergjencë, sot shqiptarët çdo ditë e më shumë e shohin, dhe falënderoj mediat, të cilat çdo ditë e më shumë po bëhen vokale kundër kësaj gjëme të madhe që i ka bërë Edi Ramë Shqipërisë duke vendosur këtu regjimin e krimit. Edi Ramë je nëna e krimit, je mater matrix e krimit të organizuar. E mbushe Shqipërinë nga jugu në veri me kanabis. Deklarove se keni prerë 2 milionë e 400 mijë rrënjë, afërsisht pra 10 mijë ton. Që të gjitha këto ndodhen nëpër tunelet e ushtrisë, në magazinat shtetërore, në bunkerë dhe ndërtesat e militantëve siçilistë të tu. Ku janë, ku janë të shkatërruara? Ka një ligj qeveria, por i mbroni ju, i mbron ti si një pasuri e madhe që more për zgjedhjet.

Me gjithë këto që bërë, Shqipërisë i ke vënë damkat më të zeza që nga koha e Enver Hoxhës. Kjo Shqipëri ka pasur shumë halle, ka pasur tronditje të mëdha, po kurrë ndonjëherë kjo Shqipëri nuk është bërë qendër operacionale e krimit të organizuar, kurrë ndonjëherë më parë s’është quajtur Kolumbi e Evropës, nuk është bërë kurrë fjalë për barko-shtet. Kurse në doktrinën e krimit, të etërve të tij, krimi që ndihmon për pushtetin është krim i dobishëm, atij duhet t’i heqim kapelen, atë duhet ta mbrojmë, atë duhet ta mbështesim. Edi Ramë është koka e krimit dhe me këtë ai po gjeneron çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë e ditë dëshpërim, pasiguri dhe vrarje shprese tek shqiptarët. Shqiptarët po ikin sot pothuaj si në ‘90-n. Por jo se janë në atë gjendje, sot të ardhurat për frymë janë dhjetëra herë më të larta se në ‘90-n. Në ‘90 ikën se dolën nga tirania komuniste por nuk dolën nga tirania e nderimit, kurse sot po ikin sepse duan të dalin nga tirania e krimit. Duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurt, duan që vetë të jenë të sigurt, nuk shohin asnjë perspektivë. Edi Ramë je koka e krimit, sepse me kriminelë përcakton të gjitha tenderët. 

A e dini ju se çfarë ndodh me By Passin e Fierit? Kompania që iku ishte kompani që kishte mëkate shumë të rënda dhe do të futet me kompaninë e plehrave të Lal Plehut për Tiranën. A e dini që pas 4 vitesh By Pass i Fierit dhe ai i Vlorës po ritenderohet edhe një herë. A e dini ju se By Passi i Fierit u kushton taksapaguesve dhjetëra milionë më shumë, sepse janë bërë punime që s’janë paguar nga miku i Edi Ramës. A e dini ju se kompania e Elbasanit po i merr 40 milionë euro Edi Ramës. A e dini ju ça është lista 1 miliardë? Ajo është krim, krim dhe vetëm krim. 

Je koka e krimit dhe Shqipëria asnjë të ardhme nuk ka nëse nuk del nga kthetrat e krimit. Ajo që ndodhi në Elbasan është vetëm ajo që ndodh në një qytet. Mendoni se kemi situatë tjetër në Shkodër? E njëjtë është. Mendoni se ka situatë tjetër në Berat? A e dini kush janë senior kumbarët e Beratit? Të gjithë kryebanditët e 97-s që janë tepër afër me këtë shokun mbrapa. Koha do ti nxjerri. Po në Vlorë? Habilajt janë lule. Morën përpjetë një kohë por tani ligjin e bëjnë Xhafajt me Ramën.

Edi Ramë je koka e krimit dhe tani më lejoni të lexoj disa dokumente. Ekziston një makinë me targë AA 635 DM. Kjo makinë është makina e transportit të kokainës, Vasilika, shko pyet në ose thuaji kësaj asistentes tënde që është bërë ministre drejtësie të të sjellë dokumentet që kush ka qenë brenda. Cilët kanë qenë pasagjerë të kësaj makine, të përshtatur për transport kokaine kanë qenë Genci Kasem Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës, ndrikullës që punonte te Ramë dhe mikut të tij, pasagjer tjetër ka qenë Ermal Ilir Hoxha, pasagjer tjetër Gentian Hasan Gjonaj dhe pasagjer i katërt, i rregullt i saj ka qenë Olsi Kristal Ramë.

Datat që kanë udhëtuar janë: 08.06.2014; 11.07.2014; 06.06 2014; 11.07.2014. Ti je koka e krimit, ndaj dhe krimi nuk luftohet pa luftuar kokën e tij.
Sigal