“Era e ndryshimit të fillojë në Kavajë”, Kryemadhi: Bota nuk rrotullohet rreth Ramës, Bashës apo Metës. Të ndalojmë shpopullimin e vendit

219
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Kavajës nga ku i qytetarëve se iu përulet në gjunjë për forcën që ju keni, për të dalë mbi sfidat, mbi problemet tuaja familjare.

“Bota rrotullohet rreth fëmijëve tanë, bota rrotullohet rreth djemve dhe vajzave shqiptare. Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth ilir Metës, as rreth Lulzim Bashës. Bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.”,- u shpreh Kryemadhi gjatë fjalës së saj.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Mirëmbrëma djem dhe vajza të reja të Kavajës! Mirëmbrëma motra dhe vëllezër, mirëmbrëma prindër të Kavajës! Mirëmbrëma të gjithëve që jeni këtu dhe na dëgjoni sot! Ky është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse që në orët e para të mëngjesit, edhe pse lodhja fizike bën punën e vet, edhe pse vitet bëjnë punën e tyre, por emocionet e të rinjve që në orët e para të mëngjesit, janë ato që të motivojnë, janë ato që të nxisin të ecësh përpara, janë ato që të bëjnë të mos tërhiqesh nga asnjë vështirësi. Janë ato të cilat i japin motivin një nëne për të luftuar deri në fund për fëmijët e saj.

Sot të gjithë përballemi me vështirësi. E tha pak Eriona më përpara. Sot të gjithë kemi vështirësi dhe vështirësia më e madhe që kemi përballë njëri tjetrit është ekzistenca. Ekzistenca e familjes shqiptare, ekzistenca e prindërve tanë, ekzistenca e fëmijëve tanë, ekzistenca nëse ne do të jetojmë më apo ajo në vendin tonë. Kjo është dilema që vendosen sot me qindra dhe mijëra të rinj e të reja. Kjo është dilema që vendos përpara intelektualët, kjo është dilema që vendos përpara Bakiun, kjo është dilema që vendos Erionën, kjo  është dilema për qindra dhe mijëra të rinj e të reja, të cilët duan të ikin nga Shqipëria. Sepse politika, ajo politikë e vjetër, që në thelb të saj ka vetëm interesin, ka vetëm të qënurit një, ka vetëm të qënurit që bota rrotullohet rreth tyre, nuk duhet të ekzistojë më. Bota rrotullohet rreth fëmijëve tanë, bota rrotullohet rreth djemve dhe vajzave shqiptare. Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth ilir Metës, as rreth Lulzim Bashës. Bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.

Sot emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme, që nga Kombinati, më pas në takime të tjera në Divjakë, në Fier. Edhe rruga që erdha këtu për hir të së vërtetës ishte një rrugë e jashtëzakonshme, me qindra makina të cilat kishin dalë për të më pritur. Dhe ky emocion bëhet akoma më i fortë kur shikoj gra, vajza në Kavajë, që kanë ardhur sot për të më mbështetur. Ju jam shumë mirënjohëse. Të gjitha sfidat e mia do të ishin të pamundura, pa pasur shoqet e mia në krah. Pa pasur gratë, nënat, vajzat tona, të cilat na ndihmojnë, na mbështesin dhe na japin kurajo për të ecur përpara. Ju përulem në gjunjë për forcën që ju keni, për të dalë mbi sfidat, mbi problemet tuaja familjare.