Tedi Blushi: I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 prill

255
Sigal

Me anë një reagim të shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale , zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se ‘i sëmuri i Surrelit që tmerrohet nga afrimi i 25 prillit e ka bërë gati dhomën ku do shtohet’.

“Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!  Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.”,- shkruan Blushi më tej në reagimin e tij.

 

Reagimi i tij i plotë:

I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.
Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!
Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.
Ora e gjykimit popullor po afron!
Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!
Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!
Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!