Ja menuja poshtëruese, që serviret në Spitalin e Durrësit

607
Sigal

Ditën e sotme, në median JOQ ka ardhur një denoncim, nga një i shtruar në Spitalin e Durrësit i cili tregon se menuja në atë spital është poshtëruese për dinjitetin e njeriut.

“Ky është standarti i shërbimeve për të sëmurët që ofron shëndetësia “FALAS” e Sektit të Rilindjes, e cila pa pikën e turpit po lyp derë më derë mandatin e 3 – të për të groposur edhe më shumë shqiptarët në mjerimin dhe fatin e tyre të pashpresë!”,- thuhet më tej në denoncim.

Denoncimi i plotë:

Të nderuar Miq! Në Spitalin e Durrësit, serviret nga qeveria e Rilindjes një vakt drekë për të sëmurët me këtë menu fyese dhe poshtëruese për dinjetin e NJERIUT. Ky është standarti i shërbimeve për të sëmurët që ofron shëndetësia “FALAS” e Sektit të Rilindjes, e cila pa pikën e turpit po lyp derë më derë mandatin e 3 – të për të groposur edhe më shumë shqiptarët në mjerimin dhe fatin e tyre të pashpresë! E nëse votuesit dele do të vazhdojnë të votojnë ende për këtë sekt gjakpirësish, duhet të keni parasysh se GJOBAT si ajo prej 118 Milion Euro që Gjykata e Arbitrazhit i faturoi Shqipërisë për tekat dhe gomarllëqet e Kryeministrit, do ta katandisin mos edhe më keq mjerimin në këto spitale, ku, përveç problemeve të shumta lidhur me këto shërbime, si menu për shqiptarët e sëmurë të shtruar në Tire – spitalet tona, do të serviret vetëm buka thatë…. ! KAQ!