Endrit Braimllari: Shkelësi i ligjeve është kryeministri, me urdhërin e tij bëhen të gjitha

194
Sigal

Pas deklaratës së sotme të Kryemistrit Rama mbi prokurimet publike, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili tha se, “Shkelësi i ligjeve është kryeministri, me urdhërin e tij bëhen të gjitha”.

“Ky kryeministër i cili ktheu parlamentin në një parlament monist që kalon ligje antikushtetuese. PPP klienteliste. Abuzon me fondet publike.”,- shprehet më tej Braimllari në një postimi të tijin të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Reagimi i tij i plotë:

Tani u kujtua kryeministri për ligjin mbi prokurimet publike?! Ky kryeministër i cili ktheu parlamentin në një parlament monist që kalon ligje antikushtetuese. PPP klienteliste. Abuzon me fondet publike.  Shkelesi i ligjeve është kryeministri, me urdhërin e tij bëhen të gjitha. Propagandë e ulët.