Endrit Braimllari publikon videon: Rilindja shkatërroi bujqësinë në Korçë

232
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, vijon denoncimet për vështirësitë me të cilat përballen fermerët çdo ditë e më shumë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se qeveria Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas.

Sipas tij, fermerët në fushën e Korçës vazhdojnë dhe presin rrënjët e mollës sepse nuk përballojnë dot as koston e prodhimit.

POSTIMI:

Rilindja shkatërroi bujqësinë dhe fermerin vendas.

Fermerët në fushën e Korçës vazhdojnë dhe presin rrënjet e mollës sepse nuk përballojnë dot as koston e prodhimit.

Qeveria Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas.

Kjo qeveri nuk dëgjon hallet e qytarëve dhe të plotësojë nevojat e tyre por ka si model vetëm favorizimin e oligarkisë dhe hajdutërinë.

Fermerët kanë nevojë për mbështetje.

LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve.

Subvencion i drejtpërdrejt për çdo fermer, çdo kokë bagëti, çdo koshere blete, çdo fermë e ndërtuar dhe çdo dynym tokë e punuar.

Heqjen e akcizës së naftës për fermerët.

Heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve që deri tani kanë rezultuar barriera korruptive në shërbim të Edi Ramës.