Endrit Braimllari: Korça nuk mundet të jetë më peng e Niko Peleshit dhe e politikës së tij klienteliste.

275
Sigal

Ditën e sotme, Serkretari i Përgjithshëm i LSI dhe njëkohësisht drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka zhvilluar takime me qytetarë të qytetit të Korçës, nga ku tha se Korça nuk mund të jetë më peng e Niko Peleshit dhe politikës së tij klienteliste.

“Më 25 Prill do të kthejmë Korçën tek qytetarët e ndershëm. Më 25 Prill hapim vende të reja pune dhe kthejmë shpresën në vend.”,- thotë Braimllari në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Korça nuk mundet të jetë më peng e  Niko Peleshit dhe e politikës së tij klienteliste .
Në këto vite Peleshi investoi vetëm tek bizneset e tij, ndërkohë qytetarët korçarë zhyten çdo ditë në
varfëri.
Më 25 Prill do të kthejmë Korçën tek qytetarët e ndershëm.
Më 25 Prill hapim vende të reja pune dhe kthejmë shpresën në vend.
Jemi duke punuar të gjithë pa u lodhur çdo ditë, për t’a bërë Korçën Shtëpinë Tonë