Ende pa u grumbulluar studentët, Rama nis provokimet. Poston foto me dron

456

Ende pa u grumbulluar të gjithë studentët përpara kryeministrisë Edi Rama ka nisur me fotot e tij nga ajri, për të treguar se në protestë marrin pjesë pak persona. Rama thotë se Basha dhe Kryemadhi e kanë gjymtuar protestën, ndërsa iu kujton studentëve se po vijnë festat dhe duhet dialog.

“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. 

Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama në Instagram.

Vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur para kryeministrisë dhe studentë e Mjeksisë, Inxhinierive, dhe Universitetit Bujqësor të Kamzës. Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, po ende nuk dihen detajet dhe masat që do të ndërmarrin.