Ambasadori britanik: Të hetohet për dhunën policore

Ambasada Britanike në Tiranë, ka reaguar pas dhunës në ambientet e policisë dhe shoqërimit dhe dhunimit  të aktivistëve  civilë, pa asnjë lloj arsyeje nga policia. Në reagimin e saj, ambasada britanike thekson se mbështet çdo tubim paqësor, ndërsa shton se duhet që të bëhen hetime për çdo pretendim për përdorim të dhunës. Reagimi i Ambasadës Britanike: “Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri.Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.”

Sigal