EMRAT/ Anëtarësia e PD në Berat konfirmon dhjetë kandidatë, skualifikohet ish-deputeti

144

Anëtarësia e PD në Berat ka votuar për dhjetë kandidatët e saj të preferuar që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes.

Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën. Pjesëmarrja në Berat nga anëtarësia e PD ka qenë 59.9%.

STATUSI NGA PD BERAT

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.

Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

Fitore Fitore Fitore