Agron Gjekmarkaj: Presidenti Meta po i shërben vendit me qëndrimet e tij

303
Sigal

Në Top Channel në Open ishte debati se pse u tërhoq PS nga miratimi i Kodit Zgjedhor. Ndër të tjera analisti Agron Gjekmarkaj tha se i vetmi institucion i pakapur në Shqipëri mbetet vetëm Presidenti Meta. Bile analisti shtoi se me veprimet e tij Presidenti po i shërben vendit, pasi krejt pushtetet janë të kapura. Duke qenë një pushtet i lidhur e mafien dhe që ka futur nën kontroll gjithçka, Ilir Meta është i detyruar të qëndrojë krah opozitës.

Nëse do të kishim demokraci dhe pushtete të ndara, atëhere Presidenti do kritikohej. Por jo në kushtet e sotme, kur kryeministri Rama po bën gjithçka që ti marrë zgjedhjet në tavolinë. Ndaj presidenti Meta duhet përkrahur në luftën e tij ndaj mafies dhe pushtetëve të Ramës.