Eksperti Osman Metalla: Duhet të mbrojmë çdo cm katror të hapësirës sonë detare

170
Sigal

Eksperti Osman Metalla sqaron se të drejtën për tu zgjeruar me 12 milje në det, Greqisë nuk ia mohon apo garanton Shqipëria por konventat ku aderojnë vendet.

Ai tha se nëse Shqipëria do bëjë ndonjë marrëveshje të mundshme me Greqinë, duhet të ketë transparencë për publikun dhe të ruhet çdo centimetër katror e hapësirës sonë detare.

“Deklaratat duhet të jenë të kujdesshme kur bëhet fjalë për një çështje kaq të nxehtë. Kjo çështje është një e drejtë që i buron nga konventa e ligjit të detit, këtë të drejtë s’ja mohojmë dot neve Greqisë. Por, Greqia miratimet përkatëse i bën pranë parlamentit dhe i depoziton në OKB. Pasi pranohen pa kontestime ndërkombëtarisht, atëherë ulet në bisedime me palën shqiptare. Pa u bërë një gjë e tillë, nuk ka pse prononcohet Shqipëria.

Ka një precedent në vitin ’70 kur Shqipëria bëri një dekret dhe u zgjerua në det me 15 milje, SHBA bëri një notë proteste që të tërheqë gjerësinë nga 15 në 12 sic e kërkon e konventa e detit. Pra çështja e zgjerimit është çështje e Greqisë.

Natyrisht që nuk mund të themi se është pa impakt te neve, do të duhet të ndajmë hapësirat detare, në këtë pikë ne duhet të mbrojmë çdo cm katror të hapësirës sonë detare”,- u shpreh Metalla.