Presidenti Meta reagon për vrasjet e bujshme të bëra ditën e sotme

336
Sigal

Presidenti Ilir Meta i konsideron këmbanë alarmi vrasjet e ndodhura gjatë ditës së sotme në Durrës dhe në Lezhës.

Meta bën apeli që agjencitë ligjzbatuese të rrisin vigjilencën.

“Sigurisht, kjo është një këmbanë alarmi për të gjitha agjencitë ligjzbatuese për të rritur vigjilencën e tyre dhe për ta goditur krimin përpara se ai të godasë qytetarët e pafajshëm apo të demonstrojë forcën në rrugët e qyteteve tona”, theksoi Meta në “Ora”.

Presidenti nënvizoi se duhet të merren masa për shkak se situata mund të agravohet.

“Sa i përket aktorëve të tjerë përfshirë qeverinë në radhë të parë por edhe opozitën besoj se janë përpjekur të përmbushin sa më mirë në këtë eksperiencë të re të panjohur më parë detyrat e tyre. Por ka ende shumë vend për të realizuar një menaxhim edhe më transparent edhe më konsensual por edhe më efikas të kësaj situate pasi zgjatja e saj në kohë krijon probleme të reja. Ne duhet të synojmë në parandalimin e këtyre problemeve të reja që kanë të bëjnë me agravimin e situatës nga pikëmja ekonomike dhe sociale dhe duhet të punojmë për përsosjen e menaxhimit të situatës së pandemisë por edhe për të ecur drejt një hapje të sigurt dhe pa kthim të ekonomisë dhe jetës shoqërore”, theksoi ai.