Eksperti gjerman: Katastrofë! Një punëtor karburanti do kujdeset për të sëmurët?

421
Sigal

Martin Henze, eksperti gjeman i CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, ka reaguar lidhur me lajmin se mes 30 mjekëve që qeveria e Edi Ramës dërgoi për t’u ardhur në ndihmë mjekëve italianë në këto ditë të vështira të luftës kundër koronavirusit, është edhe një punonjës karburanti.

Në një postim në Twitter, Henze shprehet “Edhe një punëtor karburanti që ka bërë një kurs fizioterapie, Ismaili, do të kujdeset për të sëmurët italianë me kompliacione të rënda. Katastrofë!”

Postimi i plotë i Martin Henze në Twitter

Guissepe, ju thurët lavde për përkrahjen e Shqipërisë me dërgimin e mjekëve në Itali, tani rezulton se është një lajm i rremë. Ç’po ndodh? Edhe një punëtor karburanti që ka bërë një kurs fizioterapie, Ismaili, do të kujdeset për të sëmurët italianë me kompliacione të rënda. Katastrofë!