Av. Kujtim Cakrani: Pse Rilindja po përdor metodat e Hitlerit duke bërë grusht shteti?

172

“Nëse Hitleri apo Fyhreri kontrollonte çdo institucion, duke ngritur forca paramilitare si SS apo Gestapo, ku dhunonin fizikisht apo forma të tjera kriminale kundërshtarët politikë, Rama e ka kopjuar atë duke ndërtuar një organizim civil paramilitarë të quajtur Patronazhistë apo së fundëmi Aktivisti. Me këto bindjet e tij politike, punën apo profesionin, problemet që ai ka me shtetin apo me drejtësinë, lidhjet familjare, nisur nga krushqitë”

Sigal

Shqipëria rinisi rrugëtimin demokratik në vitet 90’ rrugëtim ky i ndërprerë për plot 46 vjet diktaturë e egër. Bashkë me ndryshimin e sistemit nisën dhe ndryshimet në legjislacionin penal dhe civil, duke abroguar në këtë mënyrë kushtetutën e vitit 1976 dhe duke përcaktuar  disa dispozita bazë kushtetuese që ju jepnin mundësinë ligjvënësve të kohës të vepronin në kuadër të një republike parlamentare, por edhe qytetarët shqiptarë të nisnin një mënyrë të re veprimi  qofshin këto edhe ligjore, por edhe në cdo aspekt të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ndryshimet dhe ribërja e legjislacionit penal dhe civil, por edhe shumë ligje të tjera ishin jo vetëm të domosdoshme, sepse Shqipëria u bë anëtare e OSBE dhe Këshillit Europës, por edhe për të vazhduar rrugëtimin demokratik të bazuar mbi shtetin e së drejtës, ku liritë dhe të drejtat e njeriut duhet të prevalonin. Natyrshëm për të ndërtuar legjislacionin e ri u morën si modele nga legjislacione të vendeve të Europës si ai Italian dhe ai Francez etj. Në vitin 1994 maxhoranca e kohës pasi bëri një projekt kushtetute e hodhi atë në referendum popullor për miratimin e saj. Ky projekt u kundërshtua fort nga opozita e kohës, e cila e quajti një Kushtetutë antidemokratike pasi i jepte shumë fuqi dhe kompetenca Presidentit të Republikës, që në atë kohë ishte Sali Berisha i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pra ky projekt nuk fitoi mbështetjen popullore pasi nuk arriti të marrë mbi 50% të votave. Pas rebelimit komunist të vitit 1997 ku shteti u shkatërrua jo vetëm për shkak të qasjes kriminale të atyre që e organizuan, por edhe për faktin se vendi ishte pa një Kushtetutë, mungesa e së cilës bënte që opozita e kohës të ngrinte popullin në një kryengritje të armatosur ndaj qeverisë së kohës, dhe ndaj të gjithë institucioneve të sapo krijuara dhe të brishta demokratike. Pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit vitit 1997 në pushtet erdhi Partia Socialiste me disa aleatë të saj, të cilët kishin një shumicë absolute në Parlamentin e kohës, shumicë kjo që bënte dhe merrte vendime pa asnjë problem qofshin këto edhe antidemokratike etj.

“Deklarimi i tij publik i kryeministrit se: nuk shkon në parlament për interprelancë me opozitën apo moslejimi për ngritjen e komisioneve parlamentare për çështje që lidhen me korrupsionin apo me afera të tjera vërteton se, ky kryeministër dhe kjo shumicë ka bërë tashmë grusht shteti. Nëse i kthehemi pas historisë Europës, veprime të ngjashme ka bërë Hitleri në shkurt të vitit 1933.”

Pas një viti që ishte në pushtet shumica e kohës pasi kishte ngritur një komision, i cili kryesohej nga z. Sabri Godo dhe Arben Imami, të cilët u morën me hartimin e projekt Kushtetutës dhe më pas e hodhën atë në referendum popullor nga ku me shumë vështirësi mori kuorumin e nevojshëm për t’u miratuar. Gjithsesi Kushtetuta u miratua dhe hyri në fuqi, dhe duke përshtatur më pas legjislacionin si penal ashtu edhe civil në frymën e saj, dhe të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut. Normat e vendosura nga kjo Kushtetutë nisën të bëheshin debati kryesor në kuvendin e Shqipërisë veçanërisht kur parlamenti diskutonte projekt ligje apo miratonte ato.

Pra Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese tashmë ishin garantuese e lirive të drejtave të qytetarëve, me gjithë problematikat që ka patur politika shqiptare. Megjithatë ndërhyrjet nga ana e saj në dokumentin themeltar të shtetit Kushtetutë, nuk kanë munguar. Në vitin 2008, u ndërhy për të ndryshuar kodin zgjedhor, edhe pse pati shumë kundërshti, por ndryshimet u bënë me shumicën e votave ashtu siç parashikon po Kushtetuta. Sot pas 24 vjetëve nga miratimi saj, Shqipëria gjendet në një kaos Kushtetues? Sepse shumica që qeveris vendin prej vitit 2013 ka ndërhyrë në Kushtetutë disa herë brenda harkut kohor të 10 viteve. Është ndërhyrë për të shkatërruar dhe kapur sistemin e drejtësisë në vitin 2016. Është ndërhyrë për të bërë ndryshimet për ligjin e Dekriminalizimit e personave që zgjidhen në postet publike etj. Eshtë ndërhyrë për të ngushtuar kompetencat e Presidentit Republikës, duke katandisur atë si një postë onorifik pa asnjë të drejtë. U ndërhy përsëri, ku u ndryshuan dispozitat kushtetuese për zgjedhjen dhe betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Arritën deri aty sa, gjyqtarin më të rëndësishëm të gjykatës më të rëndësishme të një vendi siç është GJ.Kushtetuese të bëjë betimin tek noteri! Përsëri Rama me shumicën e tij Parlamentare, me ndihmën e ca deputetëve të shitur apo të blerë vetëm 6 gjashtë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ndryshoi dispozitat kushtetuese për kualicionet para zgjedhore të partive politike. Edhe pse pati kundërshti nga opozita e kohës për ndryshimin në mënyrë të njëanshme të kushtetutës përsëri ai vazhdoi në marrëzinë e tij. Sot në vitin 2023 Shqipëria dhe demokracia e saj është marrë peng. Rama me shumicën e tij duke mos dhënë llogari për asnjë veprim apo mosveprim të tij si kryeministër, që nënkupton mosmarrjen parasysh faktin se ka ca detyrime kushtetuese që duhet t’i nënshtrohet si, kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar, apo interprelancat në parlament.

“Kryeministri thotë në publik se: Nuk e njeh kushtetutën dhe se ka lexuar atë ndonjëherë, që nënkupton? Ai tashmë e ka bërë “grushtin e shtetit”. Tani Ramës dhe Rilindjes i ka mbetur vetëm djegia e Parlamentit me alibinë se e dogji opozita dhe në këtë mënyrë barazohet me Hitlerin.”

Deklarimi i tij publik i kryeministrit se: nuk shkon në parlament për interprelancë me opozitën apo moslejimi për ngritjen e komisioneve parlamentare për çështje që lidhen me korrupsionin apo me afera të tjera si pagesa njerëzve të shërbimeve apo lidhjet e tij me oligarkët afër presidentit Rus, Putin, për të asgjësuar opozitën vërteton se, ky kryeministër dhe kjo shumicë ka bërë tashmë grusht shteti.

Nëse i kthehemi pas historisë Europës, veprime të ngjashme ka bërë Hitleri në shkurt të vitit 1933. Hitleri me Partinë e tij Nacional Socialiste, erdhi në pushtet me anë të votës së lirë. Hitleri mbante postin e Kancelarit, por pushteti i tij nuk ishte i gjerë. Për të zgjeruar atë, i duhej marrja nën kontroll Rajhshtagu, (Parlamenti gjerman).

Natën e 27 shkurtit 1933, Rajhshtagu gëlonte nga flakët! Për këtë ai akuzoi kundërshtarët politikë të tij dhe kjo ishte justifikimi që ai të niste valën e terrorrit ndaj tyre. Nën këtë justifikim ai nisi ndryshimet në Kushtetutën Gjermane duke i dhënë fuqi Kancelarit dhe suprimimin e kryetarit të shtetit presidentit. Ai u bë zot i vetëm i Gjermanisë duke pakëzuar atë si Rajhu i Tretë. Shteti të gjithë institucionet u kapën prej tij duke emëruar aty njerëzit e besuar të tij dhe kauzës së tij, praktikisht nuk kishte më institucione të pavarura siç janë gjykatat apo drejtësia në tërësi.

Më pas ndodhi ajo që ndodhi me këtë diktator ku bota u përball me luftën e dytë botërore dhe viktimat që ishin në miliona njërëz. Edhe Rama në Shqipëri po ndjek të njëjtën strategji, e ka minimizuar rolin e Presidentit në 10 vite të mbretërimit të tij, dhe kjo në sytë dhe veshët e ndërkombëtarëve. Ka vënë nën kontroll të gjitha institucionet kushtetuese, me anë të një pretendimi për reformim të drejtësisë, ai shkarkoI gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që mendonte se i kishte kundër, duke filluar nga ata të Gj. Kushtetuese, Gj. Lartë dhe gjykatat më të ulëta, dhe zvendësimi me gjyqtarët që kanë prejardhje thellësisht të majtë dhe me lidhje të hershme me partinë socialiste.

Nëse Hitleri apo Fyhreri kontrollonte çdo institucion, duke ngritur forca paramilitare si SS apo Gestapo, ku dhunonin fizikisht apo forma të tjera kriminale kundërshtarët politikë, Rama e ka kopjuar atë duke ndërtuar një organizim civil paramilitarë të quajtur Patronazhistë apo së fundëmi Aktivisti. Me këto forca paramilitare, Rama kontrollon jetën dhe veprimet e çdo qytetari të Republikës. Kontrollon bindjet e tij politike, punën apo profesionin, problemet që ai ka me shtetin apo me drejtësinë, lidhjet familjare, nisur nga krushqitë apo ato krahinore. Të gjitha këto struktura paralele kriminale antiligjore të ngritura nga Edi Rama apo Rilindja nuk kanë asnjë kuptim tjetër vetëm shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Pra këto veprime bëhen në shkelje të Kushtetutës dhe KEDNJ, që vet Kryeministri thotë në publik se: Nuk e njeh kushtetutën dhe se ka lexuar atë ndonjëherë, që nënkupton? Ai tashmë e ka bërë “grushtin e shtetit”. Tani Ramës dhe Rilindjes i ka mbetur vetëm djegia e Parlamentit me alibinë se e dogji opozita! dhe në këtë mënyrë barazohet me Hitlerin. Zoti mos e dhëntë të ketë fundin e tij tek Bunkarti në qendër të Tiranës!