Patronazhistët detyrojnë gjimnazistët të braktisin mësimin

256
Sigal

Patronazhistët e sektit të Rilindjes, pasi kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale të çdo shqiptari dhe dyshohet se burimi kryesor është portali qeveritar e-albania, por edhe regjistrat e Gjendjes Civile, si edhe  ndoshta të huazuara nga kompanitë celulare, po hidhen në sulm, duke u telefonuar edhe gjimnazistëve të braktisin klasën, mësimet dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale të Rilindjes, duke mbushur sheshet, ku prezantohen kandidatët për deputetë të partisë. Në një video të shpërndarë, dëgjohen patronazhistët e sektit të Rilindjes, që u telefonojnë gjimnazistëve të Librazhdit, të cilëve u kërkohen të dhëna personale dhe u thuhet që të lënë orët e mësimit për të marrë pjesë në tubimet e dështuara elektorale të Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Librazhdit!