Edmond Spaho: Të të vijë turp Vasilikë!

698
Ke të drejtë Vasilikë!!!! E para që duhet të ketë turp që u ul në një sallë me kriminelët je ti Vasilikë, sepse i kishe dhe i ke në Parti. Atë të Lezhës e hoqe nga Kuvendi, e bëre Kryetar Partie. Pas teje duhet t’i vijë turp tërë radhës së deputetëve të PS, të cilët pranuan të bëhen kolegë me kriminelë, apo t’i vënë në krye të bashkive të vendit, madje edhe t’i mbrojnë, kur Ambasadori Amerikan ju bënte thirrje t’i largonit, turp t’ju vije ju të gjithëve, që mbroni një narkotrafikant, si Sajmir Tahiri. Por më shumë nga të gjithë, turp t’i vijë Edi Ramës, i cili hartoi dhe zbatoi strategjinë e ardhjes në pushtet me ndihmën e kriminelëve. Turp t’i vijë atij, që me kriminelë dhe narkos kanabizoi gjithë Shqipërinë, turp t’i vijë atij, që me paratë e narkove bleu zgjedhjet, turp t’i vijë atij që me levat e pushtetit mbron dhe nuk arreston Balilin, Habilin, turp t’i vijë atij që kriminelët i futi në polici dhe, pasi u morën me drogë e u dolën të palarat, i çoi jashtë në ekzil. Të të vijë turp, Vasilikë!
Sigal