Donald Lu “këshillon” me emra disa politikanë: Kujdes me ato që thoni!

499
Jakup B. GJOÇA
Debati për LGBTI: Replika publike midis ambasadorit amerikan në Tiranë dhe ish-ministrave Manjani dhe Shehu
Në kulmin e tensionit politik në Shqipëri, për protestat e qytetarëve kuksianë, si edhe të akuzave të drejtpërdrejta të konservatorëve amerikanë në SHBA, se ambasadori Lu ka qenë dora e Soros në ndihmesën që i ka dhënë kryeministrit Rama për të hedhur në dorë Drejtësinë në Shqipëri, ambasadori amerikan Lu, ndoshta edhe me qëllim që të shpërqendrojë vëmendjen politike nga vetvetja, dje replikoi publikisht me disa politikanë shqiptarë, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputetët Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri, për mosrespektim të të drejtave të LGBTI-ve. 

Lu: Nxitni urrejtje publike ndaj LGBTI
Sipas kryediplomatit amerikan Lu, politikanët shqiptarë që përmendi publikisht me emra duhet të kenë kujdes në qëndrimet që mbajnë, pasi në të njëjtën kohë janë edhe të zgjedhur nga qytetarët. “Vetëm pak prej tyre kishin vërtetë kurajë, Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komente të bëra nga Ylli Manjani, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri. Shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë që fjalët e tyre përfaqësojnë, jo vetëm bindjet e tyre vetjake, po dhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar”, tha Lu.
Ambasadori amerikan: Ka përparime në këto tre vite, por ka ende diskriminim dhe homofobi
“Është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskriminimin dhe homofobi të vazhdueshme. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBTI. Vetëm pak prej tyre kishin kurajë. 
Sigal