Edmond Panariti: Të shpallet emergjenca në zonat e përmbytura

350
Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i bëri thirrje dje qeverisë që të shpallë emergjencën për situatën e përmbytjeve në zonën e Shkodrës, por edhe zona të tjera të vendit nga reshjet e ditëve të fundit dhe shkarkimet e HEC-eve. “Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, pasi situata është e vështirë prej disa ditësh. Janë dëmtuar të mbjellat, ndërsa banesat janë rrethuar nga uji. Duhet një fond i posaçëm për katastrofat natyrore” u shpreh ai ndër të tjera. Gjithashtu, ish-ministri i LSI kërkoi që sistemi i kullimit dhe vaditjes te kaloje dikasterit qendror.