Edit Harxhi prezanton programin politik: Nga ringritja e partisë te ndryshimet statuore

267
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi, ka paraqitur programin e saj politik, të bazuar në atë që ajo e quan “Vizioni i ri mbi idealet e vitit 1990”. Në dokumentin e prezantuar prej saj, synohet ringritja e PD-së, do të shënojë edhe fundin e tranzicionit shqiptar, një PD ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë. Harxhi thotë se do të vijë në pushtet, duke u bazuar në këto shtylla: liria e individit, antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm, çështja kombëtare dhe interesi kombëtar, lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar, listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë.