Hakerat publikojnë kontingjentin e MEMEX

311
Sigal

Sulmet kibernetike dhe publikimi i të dhënave me emrat e personave me precedent penal, por edhe ata në survejim është bërë objekt i përplasjeve midis PS dhe PD në Komisionin e Sigurisë. Ndërkohë SHBA i ka vendosur sanksione kryeministrit të Bosnje-Hercekovinës për Patronazhistët dhe sms ndaj qytetarëve gjatë fushatës. A do vendosen sanksione edhe për Shqipërinë?

 Deputeti Flamur Noka theksoi se hackerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna.

Agresioni iranian ndaj sistemit TIMS dhe portaleve qeveritare ka shkaktuar debate në komisionin e sigurisë ndërmjet deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Ndërsa gjatë kohës që zhvillohej mbledhja në media u publikuan edhe të dhëna të tjera, që tregonte se “Homeland Justice” kishte mundur të penetronte edhe në sistemin me të dhënat e kriminelëve. Kërkesa e demokratit Flamur Noka që seanca dëgjimore me nëndrejtorin e SHISH të zhvillohej e hapur edhe për mediat, nuk është pranuar nga socialistët me argumentin që ky raportim përmban elementë të sigurisë kombëtare.

Nasip Naço: Ne nuk jemi këtu han me dy porta që mund të nxjerrim informacione tepër sekrete siç e tha drejtuesi i shërbimit.

Flamur Noka: Irani sot ka në dorë çdo të dhënë sekrete dhe josekrete të shtetit dhe të qytetarëve shqiptar. Se shteti ishte lakuriq ishte i zhveshur, ishte i pambrojtur.

Por drejtuesi i maxhorancës Nasip Naço nuk është mjaftuar vetëm me largimin e kamerave, por ju ka kërkuar edhe deputetëve që të fikin celularët dhe t’i dorëzojnë ato pranë stafit të kuvendit. Kërkesë që shkaktoi fyerje  nga ana e opozitës.

Nasip Naço: Faleminderit 5 minuta pushim seanca do të vijojë me dyer të mbyllura. Tani bëhuni gati dorëzoni dhe celularët.

Flamur Noka: Mirë paratë se paratë i keni rrujt si qeveri, të gjitha do t’i dorëzojmë celularët këpucët, çfarë të doni ju.

Pas seancës me dyer të mbyllura Noka zbuloi që përfaqësuesi i SHISH nuk dha asnjë informacion më shumë se ato që janë bërë publike.

Flamur Noka: Të gjitha gjërat u konfirmuan. Fakti që janë hakeruar prej 14 muajsh, sistemet janë dhe drejt konfirmimit të informacionit që dhe hakerat qeveritar kanë ndërhyrë për të hakeruar të dhëna sekrete të lidhjeve të drejtuesve të policisë apo të dhënave me kanale të ndryshme të trafikut a krimit.

Në një komunikim për mediat, Flamur Noka tha se hakerat iranianë dhe rusë kanë në dorë çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë duke akuzuar qeverinë Rama se nuk bënë transparencë. Më tej Noka theksoi se hakerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna. “Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk njeh limit: kërkojnë të mos kenë dijeni deputetë të opozitës për gjëra që kanë dijeni sot vende dhe shërbime jo mike. E gjitha rrotullohet rreth faktit se shqiptarët nuk duhet të informohen dhe nuk duhet të kenë transparencë sa i përket cënimit të sigurisë kombëtare. Drejtori i komanduar i SHISH nuk tha asnjë gjë. U konfirmua që është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX i Policisë së Shtetit, që cënon rëndë sigurinë kombëtare.”,- tha ai.

“Patronazhistët”. SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnjes dhe Hercegovinës, ‘shefit të Rilindjes si ‘hyn gjemb në këmbë’

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç. Autoritetet në SHBA bëjnë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës. “Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve, që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH.”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit. Por duket se ky ligj nuk ka funksion në Shqipëri. Pasi e njëjta skemë u përdor edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili me atë të Patronazhistëve arriti që të mbledhë të dhëna nga qytetarët dhe t’i përdorë ato për të fituar zgjedhjet. A nuk duhet të ishte sanksionuar edhe kryeministri shqiptar për të njëjtën vepër penale? Për këtë skandal të përmasave galopante, Edi Rama jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por përkundrazi falënderoi publikisht patronazhistët, duke i konsideruar ata pjesë të rëndësishme të PS për të fituar zgjedhjet me metoda shantazhi dhe intimidimi, siç edhe rezultoi në fakt.

Bie edhe MEMEX! Homeland Justice zbërthejnë sistemin e të dhënave për kriminelët shqiptarë

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Ndryshe nga sa pretendon qeveria shqiptare se të dhënat e marra nga hakerat nuk janë konfidenciale apo “sekrete”, apo se nga sulmi nuk ka patur dëme të mëdha, lëvizja e sotme provon edhe njëherë se sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe se pas sistemit TIMS apo hakerimin e emaileve dhe kamerave të paraburgimit, disponimi dhe publikimi i sistemit MEMEX përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore. Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit. Por çfarë është MEMEX? MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesor në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

 

Hakerat publikojnë kontigjentin e MEMEX, mes emrave të kriminelëve edhe Ministrat Elisa Spiropali dhe Niko Peleshi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali rezulton në mesin e emrave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë, në dokumentet e publikuara sot nga “Homeland Justice”. Kushdo që e ka sistemin, përmes një kontrolli të thjeshtë mund të gjejë edhe emrin e ministres në këtë listë. Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar. “Homeland Justice” ka publikuar të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

Elisa Spiropali ka reaguar së fundmi në lidhje me daljen e emrit të saj nga sistemi MEMEX, sistem ku shkruhen nga policia të gjithë personat e dyshuar në veprimtari kriminale. Sipas Spiropalit, ky nuk është sistemi Memex dhe këtë e tha dhe policia. Ajo shkruan se edhe për këtë e ka fajin Saliu, i cili sipas saj, po i jep zë këtij skandali. Spiropali shkruan: S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde! Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”

Por me një kërkim të thjeshtë në listën e publikuar nga “Homeland Justice” mund të gjenden edhe emra të tjerë nga kabineti qeveritar i Rilindjes.

Në listën e MEMEX janë edhe Niko Peleshi me Mimi Kodhelin. Peleshi dhe Kodheli që shfaqen në listën e emrave të shqiptarëve të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal. Nuk dihet se për çfarë policia i ka skeduar në këtë listë, por ata janë akuzuar jo pak herë për çështje të ndryshme. Kujtojmë se në mesin e personave të dyshuar si kriminelë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim, as nga Peleshi dhe as nga Kodheli.

Një tjetër figurë socialiste në këtë listë është edhe Luan Duzha, deputeti i Partisë Socialiste. Duzha, është në listën e emrave si të skeduar ose të dyshuar në aktivitete kriminale. Përmes një kërkimi të thjeshtë në sistemin e shpërndarë nga hakerat iranianë, del edhe emri i Luan Duzhës. Deputeti, i cili kthehu krahun nga fryn era, duke u larguar nga LSI tek PS, rezulton në mesin e personave që dyshohet si i përfshirë në veprimtari kriminale. Por për çfarë mund të dyshohet Luan Duzha? Prerja e pemëve në zonën e Gramshit është një fenomen që është mbështetur shumë nga ky deputet dhe dyshohet se ka futur në xhep miliona para duke shkatërruar natyrën. Deputeti “i lëvizur” duket se ka një metodë interesante të gjenerimit të parave përmes shkatërrimit të pyjeve e fitimit të shumave të majme nga shitja e tyre, me të cilat normalisht financon fushatat elektorale, prandaj edhe sot është në karrigen e deputetit.