Edi Rama: “PD nuk është e gatshme të qeverisë, besojmë se BE nuk do bjerë aq poshtë sa të na pengojë negociatat

395
Sigal

Gjermania mbështet plotësisht Shqipërinë në procesin e integrimit dhe në një moment delikat për BE, por jo të zakonshëm edhe për Gjermaninë, që përgatitet të hyjë në zgjedhje. Ne kemi marrë një rekomandim pozitiv për çeljen negociatave nga KE. Rekomandimi i bëhet KiE. Ka një kusht që është fare i natyrshëm, që duhet të nisë zbatimi i Vettingut ,-tha këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive në “TV-TCH”. Rama u shpreh, se “Ne nuk kemi çfarë kërkojmë më shumë, as Gjermanisë, as KiE, as KE, sepse sot ne jemi të bllokuar brenda nesh nga Partia Demokratike që ka çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese-, shtoi ai. për raportet me Greqinë, ai tha: “Përgjegjës që them të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve s’kam sesi ta ndjej dhe përgjegjësia ime kryesore, siç e kuptoj unë detyrën time është kjo; të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve, dinjiteti i këtij vendi dhe i njerëzve të këtij vendi nuk negociohet për asnjë arsye dhe në asnjë lloj konjukture. Nuk mund të bëjmë sikur s’kuptojmë apo ta qepim gojën sepse taktikisht mund të na kthehet në pasojë. Nuk dua të besoj, që fqinjët tanë mund të bien kaq poshtë, sa të shfrytëzojnë pozicionin e tyre në BE, për të penguar ecurinë e natyrshme të Shqipërisë në këtë proces, sepse ndër të tjera nuk është as në interesin e tyre. Nuk ka asnjë interes strategjik Greqia që të hapë një avaz të kësaj natyre me Shqipërinë,- tha ai. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Rama tha: “Më thoni një arsye të vetme pse duhet votuar Partia Demokratike? Unë mund të them arsyet se përse duhet kritikuar qeverisja e PS, por më thoni një arsye pse duhet votuar PD atëherë unë do të mendoj që nuk është normale. Është mëse normale sepse PD nuk ka as vizion, as program, as lidership, as ekip, asgjë. Ka vetëm të njëjtën gjë që kishte kur ishte në Qeveri nga ku njerëzit e larguan me 1 milionë shuplaka; propagandën”