Edi Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku

528
Sigal

Edi Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku.
◦ Në dhjetor Edi Rama tha se për ligjin antifjalë ishte marë vesh 100% me OSBE-në. Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE z. Harlem Désir e përgënjeshtroi një ditë më pas, dhe sërish në janar.
◦ Në 28 janar Edi Rama u kërkoi “autoriteteve italiane” të mohonin ekzistencën e raportit ende konfidencial të policisë italiane i cili dëshmon se në vitin 7 të qeverisë Rama kultivimi i kanabisit u rrit 1200%. Informacioni i plotë mbi raportin u publikua në 27 janar nga RAI3. Autoritetet italiane nuk e bënë këtë deklaratë e prandaj Rama dërgoi vrrik në Itali zv. ministrin e brendshëm Hodaj për të takuar me ngut zyrtarë italianë e për të thënë pas takimeve se raportimet e mediave nuk janë të vërteta. Këtë deklaratë të zv ministrit të tij Rama e shiti në publik si “mohim të ekzistencës së raportit nga autoritetet italiane”.
◦ Prej javësh na thotë se ligjin KÇK , i cili po rezulton një vegël shtesë që banditët në pushtet të kapin ç’të mundin sa pa ikur, e ka kopsitur me amerikanët dhe europianët. Dje si Ambasada e ShBA-së po ashtu edhe Delegacioni i Bashkimit Europian e bënë hasha Ramën edhe në këtë çështje.
Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit.

https://www.zeriamerikes.com/a/5268727.html