Pr/ligjin për Arsimim e Lartë, Kuvendi mblidhet sot pasdite në 17:00

395
Kuvendi do të mblidhet sot pasdite në orën 17:00 në një seancë të veçantë parlamentare për të diskutuar dhe për të hedhur në votim pr/ligjin e Arsimit të Lartë.
Grupi parlamentar I PS-së ka vendosur votimin pro të këtij pr/ligji, ndërkohë Partia Demokratike ka paralajmëruar votën kundër duke e quajtur antikushtetues.
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të kësaj force politike kryetari i PD-së Lulzim Basha urdhëroi deputetët e tij në mbledhjen e grupit të bëjnë oponencë teknike.
Në seancë deputetët e opozitës do të faktojnë nen pas neni pretendimet për shkelje të kushtetues. Por dhe protagonistë në zë të botës akademike janë mjaft kritik edhe me projektin e shumicës, duke cilësuar atë shkatërrues për gjithë sistemin.
Sigal