Prof. Arben Malaj: Edi Rama është i prekur rëndë nga deliri madhështisë

254
Sigal

 

Ish-ministri Arben Malaj ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Malin e Zi dhe qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili bëri thirrje për votimin e Milo Gjukanoviç. E ndihmoi apo e dëmtoi Edi Rama Gjukanoviçin? Mesazhi i tij serbisht insipiroi forcat progresiste, apo u bë ushqim për rritjen e ndenjave nacionaliste në votime? Edi Rama është i prekur rëndë nga deliri madhështisë. Në 2016, Rama tentoi të influenconte apo “përcaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kunder vullnetit të BE-së,  Rama punoi i pa lodhur që të bëhej ri ndarje territoriale midis Serbisë dhe Kosovës, çka mund të hapte “kutinë e Pandorës” në Ballkan. Rama thekson se po shkëlqen në menaxhimin e krizës në Bjellorusi, kur është thjesht kryetari i rradhës së OSBE-së, por njëkohësisht është kryeministri i një vendi në një krizë të rëndë politike, aq sa “Rilindja” po bllokon çeljen e negociatave me BE-në. Dështimet e rënda në të gjitha këto raste mjaftojnë të qartësohet se Rama, jo vetëm që nuk kupton asgjë nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk këshillohet me ekspertët e talentuar që ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare. Tani që gjithë ekspertët ndërkombëtarë qartësojnë se rezultati i dobët i Gjukanoviçit vjen kryesisht për shkak te stilit të tij autoritar, tani që zgjedhjet parlamentare 2021 do të ofrojnë të njëjtin fat edhe për Ramën si kryeministrin e pa ditur dhe të pa përgjegjshëm, si kryeministrin e vendit ku sundon korrupsioni pandemik dhe kapja e shtetit, mbetet për t’u parë nis. Rama do të rritë qëndrimet e tij arrogante, apo do të pranojë fatin që ja përcaktoi vetvetes, fat që përmblidhet në mençurinë e shqiptarëve që thotë se “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”.