Deklarata e Ramës për spitalet, shpërthen Berisha

645
Sigal

Që pas publikimit të lajmit se SPAK pranoi për hetim dosjen e koncesionit të sterilizimit, Edi Rama, e ka humbur qetësinë dhe nuk po lë rast që ta marrë në mbrojtje. Kështu ka bërë edhe ditën e djeshme në prani të bluzave të bardha të spitalit të Vlorës, por duke kaluar çdo cak dhe logjikë. Në përpjekje për të justifikuar koncesionin skandaloz, Rama, arriti deri aty sa deklaroi se përpara se të miratohej kjo PPP, pacientëve iu hapej barku nga mjekët me pinca.

Kjo deklaratë makabre ka bërë që të shpërthejë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njëkohësisht ka qenë edhe mjek i njohur.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Vjedhja të ka degjeneruar më shumë se psikoza dhe droga Edvin! Barku nuk është hapur kurrë me pinca, por vjedhja me PPP e sterilizimit të ka verbuar sytë e mendjes!

Miq, “Deri dje ua hapnin barkun me pinca”, kjo deklaratë u bë dje para mjekëve në Vlorë! Por jo në spitalin e psiqiatrisë nga një skizofren i degraduar. Ajo nuk u bë nga njeri injorant absolut që sot nuk ekziston, por kjo ishte deklarata e njeriut të degraduar në shkallë ekstreme nga vjedhja, kreu i meduzës Edvin Kristaq Hajnia, vetëm e vetëm për të justifikuar vjedhjen e tmerrshme që bëri me mikun e tij murator të parave të takspaguesve shqiptarë.

Të thuash se deri dje hapnin barkun me pinca, gjë që nuk ka ndodhur as në kohën e Hipokratit dhe as xherrahve të mesjetës, do të thotë ose je i semurë psiqik i degraduar tërësisht ose je një injorant absolut ose vjedhja të ka decerebruar (hequr trurin) plotësisht sepse njeri në botë normal një deklaratë të tillë nuk i lejon kurrë vetes ta bëjë!

Me një deklaratë të tillë për të justifikuar vjedhjen e tmerrshme në kurriz të të sëmurëve, Edvin Mafia, fyen dhe poshtëron jo vetëm një vend dhe një popull, të cilët ai i urren vetëm e vetëm se i vjedh si përbindësh por fyen edhe qindra e qindra mjek e kirurgë që në dhjetëra mijëra operacione të tyre kanë shpëtuar dhjetëra mijëra jete! Vjedhja të ka hedhur trutë e hajdutit. Rama zhduku!