Edi Rama: Kartolina e Obamës, e fundit, por më e bukura!

456
Sigal

TIRANË- Në publikimin e tij në FB, Kryeministri Edi Rama pasi konfirmon se ka marrë një kartolinë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, nuk e fsheh kënaqësinë  e këtij urimi, duke lënë të kuptohet se përtej kortezisë protokollare në urimet e ndërsjella, urimi i Obamës flet edhe më shumë, tregon se nuk ka krisje në marrëdhëniet zyrtare mes SHBA-ve dhe qeverisë që e ai drejton në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, kartolinën e urimit të sjellë nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama me rastin e festës së Vitit të Ri. Në postimin në Facebook është urimi që Presidenti Obama bën për kreun e qeverisë Rama dhe gjithë shqiptarë. “Kartolina më e bukur e këtij janari erdhi e fundit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook, duke shoqëruar kartolinën e Presidentit Barack Obama. Ja dhe mesazhi i plotë: “I dashur Kryeministër! Jam mirënjohës për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe ju uroj ju dhe bashkëkombësve tuaj një 2014 të paqtë dhe të begatë!

Derisa mblidhemi për festa ngrohtësia dhe gëzimi i festave i mbushtë shtëpitë tuaja! Barack Obama”, thuhet në kartolinën e urimit që Presidenti i SHBA-ve, i ka sjellë Kryeministrit Edi Rama për vitin 2014. Kjo kartolinë përkon me një klimë disi jo pozitive në një pjesë të opinionit për marrëdhëniet e ndërsjella Shqipëri-SHBA, pas refuzimit që vendi ynë i bëri shkatërrimit të Lëndëve Helmuese siriane. Por postimi i Ramës në faqen e tij në FB, lë të kuptosh se nuk ka asnjë problem midis qeverisë së tij dhe Amerikës…