Edhe Pallati i Brigadave i  jepet privatit për 20 vjet

243
Sigal

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën Investitorëve Strategjik që të shfrytëzojnë Pallatin e Brigadave, me PPP, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm dhe të kthehet në pikë turistike. Pas Parkut Kombëtar të Butrintit, një tjetër oligark do të merrë edhe Pallatin e Brigadave. Ai do të ketë edhe një bord mbikëqyrës me jurist, botanistë, historian dhe pasi të shfrytëzohet si qëndër dasmash, ditlindjesh, hoteleri, kafene, zgara qoftesh etj. do ti rikthehet shtetit pas 20 vitesh

 

Në plan-projekt citohet se kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij.

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe të kthehet në pikë turistike. Pas Parkut Kombëtar të Butrintit, një tjetër investitor strategjik do të merret me Pallatin e Brigadave për ta promovuar e për ta kthyer në atraksion turistik duke bërë që godina të sjellë të ardhura. Në plan-projekt citohet se kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij. “Kjo hapësirë do të kthehet në hapësirë mikpritëse për personalitete të ndryshme dhe do të jetë e hapur për organizime kulturore dhe edukative, ku çdo përdorues do të paguajë një tarifë,”- thuhet në shkresë. Ansambli i ri do të ketë edhe funksion akomodues për personalitete shqiptare dhe të huaja, të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë. Sipas qeverisë, Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme të cilët e njohin këtë monument. Menaxhimi do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e Ansamblit të Pallatit të Brigadave. “Një konsideratë duhet pasur për mbikëqyrjen e aktiviteteve nga një bord profesionistësh të fushës, që kontrollojnë dhe garantojnë që të ruhen vlerat e monumentit. Ky bord do të ketë në përbërjen e tij specialist të menaxhimit, jurist, botanistë, historian dhe restauratorë të arkitekturës dhe do të shërbejë si një këshillues për menaxhimin,”- thuhet më tej në vendim.