Edhe avokati i mirënjohur Ilir Murati shfaqet me LSI

742
Sigal

Në Tiranë ka pasur një pjesëmarrje rekord të anëtarësisë së LSI në zgjedhjet për strukturat drejtuese. Kreu i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu shprehet se pjesëmarrja masive në zgjedhjet për drejtuesit e LSI jep mesazhin për ndryshimin e madh më 25 prill.

Në zgjedhjet për LSI në Tiranë ka marrë pjesë dhe avokati i njohur, Ilir Murati.

“Mbylla sot zgjedhjet me anëtarin më të ri të LSI-së, Avokatin Ilir Murati.

LSI tregoi sot që edhe në kushte pandemie gjen mënyrën për të qenë aktive dhe për të shprehur vullnetin e anëtarëve të saj, si mesazh angazhimi për të gjithë shqiptarët, për ndryshimin e madh në zgjedhjet e 25 Prillit.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj

#BashkohuMeLsi

Laprakë 2020”,- shkruan Spahiu në një postim në Facebook.