LSI-ja nuk i jep votat Berishës

519
Sigal

Kuvendi miraton Zana Xhukën në krye të ILDKP-së, edhe pse nuk plotëson kushtet

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e sesionit të VIII-të të Legjislaturës sëVII-të, duke shënuar kështu edhe seancën e parë për 2013 Parlamenti në këtë fillim sesioni ka miratuar me 70 vota pro dhe 67 kundër Zana Xhukën për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(IDKP0), duke zëvendësuar kështu Adriatik Llallën, i cili u emërua në postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Xhuka së bashku Shkëlqim Ganaj ishin dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti Nishani për këtë post, por duke qenë se Xhuka mori shumicën e votave në votim, kandidatura e Gjanaj nuk u hodh fare për votim.

1. Zana Xhuka nuk plotëson kriteret

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka e dekretuar nga presidenti, si propozim për kreun e ILDKP, nuk përmbush kriteret për të qenë në krye të këtij institucioni. Kandidatura e saj, për kreun e ILDKP bie në kundërshtim me ligjin Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.  Në nenin 12 të ligjit të sipërcituar, në pikën “Kushtet për t’u zgjedhur” thuhet se Inspektor i Përgjithshëm mund të zgjidhet kandidati që plotëson kushtet e mëposhtme: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë arsimin e lartë, si ekonomist financier ose jurist; c) të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 10 vjet dhe moshë mbi 35 vjeç; ç) të mos jetë i dënuar për vepra penale; d) të mos jetë larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore. Gazeta kërkoi në CV (biografinë) e ministres dhe vërejti se dy nga piketat kryesore të ligjit Nr.9049, neni 12 nuk përmbushen nga kandidatura e Zana Xhukës. Në pikën b të nenit 12 thuhet që kandidati duhet të ketë arsimin e lartë, si ekonomist financier ose jurist. Ndërkaq zv/ministrja Xhuka ka mbaruar Administrim Biznes në Fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Shkodrës, një shkollë të cilën ka mundur ta kryejë për 10 vjet përkatësisht në vitet 1993-2003. Përveç kësaj, ajo ka marrë diplomë në Administrim Biznesi e jo në Financë siç e kërkon ligji. Ndërkaq po në nenin për kriteret që duhet të ketë kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive, në pikën c, thuhet që kandidati të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 10 vjet. Duke parë biografinë e zëvendësministres, vërehet se ajo nuk e ka këtë eksperiencë. Që prej 2005 ajo është zëvendësministre e Mbrojtjes e më parë puna ka qenë e fokusuar te mësimdhënia si pedagoge e jashtme dhe mësuese matematike. Kuvendi i Shqipërisë nis sot punimet ndërsa nuk dihet se kur do të diskutohen dy kandidaturat për ILDKP, post i mbetur vakant pas zgjedhjes së Adriatik Llallës si kryeprokuror i përgjithshëm.

LSI-ja nuk i jep votat maxhorancës

Ajo që vlen të theksohet është fakti seLSInuk i ka bashkuar votat me aleatin e saj PD lidhur me kandidaturën e Xhukës, duke votuar kundër. Mosdhënia e votave të LSI-së për kandidaturën e propozuar nga maxhoranca, ndoshta shënon edhe pakënaqësinë e saj për shpërfilljen që dëfton Berisha në mosmarrjen në konsideratë të kandidaturës së LSI-së. Ky qëndrim mund të shënojë edhe çarjen e madhe politike midis PD-LSI, e cila mund të ketë pasoja në mosqenien e tyre në një aleancë zgjedhore për 23 qershorin e 2013-s