“E solla nga Parisi me thonj të paprerë”, Berisha i kujton Ramës shprehjen e famshme të Fatos Nanos

312
Sigal

Ish-kryeministri Berisha është “ngacmuar” nga mesazhi i urimit që Rama bëri sot per Fatos Nanon me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

Berisha ka postuar në faqen e tij në  rrjetet sociale deklarata të Fatos Nanos vite më parë për Edi Ramën, ku spikat natyrisht ajo që lideri historik i socialistëve kishte thënë se Ramën e pati marrë me thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëri Ministër Kulture. “Degjoni vete nga goja e Fatos Nanos te shkuaren e Edvin Hajdutit”, shkruan Berisha.