Basha propozon sistem të ri elektoral, parlament me 2 dhoma

455
Sigal

Kryetari I PD-së, Lulzim Basha tha në emisionin “Përballë“ të gazetarit Lutfi Dervishi se ai do të preferonte një sistem tjetër zgjedhor.

“Mbështes sistemin maxhoritar, një parlament me 100 vende dhe një senat me më pak vende, pra parlament me dy dhoma“, – tha Basha në RTSH.

Por kryetari i PD-së pranoi se për vënien në praktikë të këtij sistemi, që kërkon ndryshime të Kushtetutës, do të duheshin të paktën dy vite.

“Kjo formulë kërkon rreth 2 vite. Prandaj ne duhet të bëjmë gatin infrasktrukturën minimale politike, ku kryesor është vullneti politik“ – tha kryetari i PD-së në RTSH.