“Gruaja më e bukur në botë!” Tayna pozon përkrah të ëmës

1034
Sigal

Reperja Tayna ka hedhur një fotografi në Instastory përmes së cilës ka treguar se nga kush e ka trashëguar bukurinë.

Thuajse çdoherë është komentuar për pamjen e saj.

Por këngëtarja ka prezantuar së fundmi të ëmën. Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihet përkrah saj, e cila duket padyshim shumë e re në moshë.

“Mami im, gruaja më e bukur në botë”-ka shkruar Tayna krahas fotos, duke treguar kështu adhurimin dhe krenarinë për gruan që e ka sjellë në jetë.

Nënë e bijë duken mjaft bukur pranë njëra-tjetrës dhe shumë të bukura në të njëjtën kohë.

Risjellim në vëmendje se Tayna është rikthyer për fansat me këngën “Sicko”. Duke u dëgjuar edhe jashtë kufijve, “Sicko” u shpërnda para pak ditësh në “Instagram” nga ylli i Real Madrid, Vinicius Junior.

Image