‘E çoi PD drejt zhdukjes’/ Berisha-Bashës: Futu në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të

183
Sigal

Nga ‘foltorja’ e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh Bashës, duke e akuzuar për presione dhe premtime postesh ndaj delegatëve në qeverinë e Ramës.

‘Po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër’, theksoi Berisha nga Bajram Curri.

Berisha: Në tetë vite peng kryetari na çoi nga dështimi në dështim një kampion humbjesh dhe dështimesh. Faktikisht me qëndrimet e tij defaktorizoi PD dhe e çoi atë në para alternativës të jetë a të mos jetë. Dy vitet e fundit, peng kryetari me një grusht vasalësh dedirmenësh etj. po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër.