Presidenti Meta priti në një takim Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros

487
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Alex Soros

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

Ja postimi i plotë

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.