Berisha sulmon Sorros: Na ktheu në monizëm! Shqipëria sot një narko-shtet pa drejtësi

196
Sigal

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar sërish Xhorxh Sorros si financues dhe krijuesi i monizmit politik në Shqipëri.

Duke falënderuar SHBA për kontributin e saj të pashoqë ndër vendet e tjera, Berisha theksoi se në vitin 2014 fondacioni i tij filloi tryeza të rrumbullakta për të reformuar drejtësinë dhe ndryshimet kushtetuese por pa treguar se në plan strategjinë ishte ndryshimi kushtetues në Shqipëri, reforma e drejtësisë dhe reforma territoriale por kur hakerat ia nxorrën, u mor vesh se këto ishin të Sorros.

Berisha: Gjatë gjithë karrierës time politike isha përpjekur të kisha marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe dhe këtë jam krenar sepse asnjë komb tjetër sa SHBA nuk ka bërë për lirinë e kombit shqiptar dhe jam admirues i atij vendi. Por unë dalloj atë vend që në letrën e parë nga mafia e Xhorxh Sorrosit. Po pse kjo armiqësi e Sorros i cili është shumë i fuqishëm, pse kjo armiqësi me Sali Berishën. Asgjë personale nuk kam pasur me të, përkundër e kam pritur siç presin shqiptarët, mirëpo nuk mund të pajtohesha kurrë me veprimet tij për demokracinë shqiptare. Ai mori të gjithë shoqërinë civile dhe siç ishte ja dha PS. Mori të gjitha mbetjet e sigurimet dhe ekstremit të majtë dhe i vendosi në varësi të PS. Çfarë ishte kjo. Sorros kaloi shoqërinë civile dhe ia kaloi në shoqëri të PS dhe na ktheu në monizëm dhe kjo më dëshpëroi shumë. Gjithashtu edhe reforma në drejtësi ishte problem i tij pasi në vitin 2014 fondacioni i tij filloi tryeza të rrumbullakta për të reformuar drejtësinë dhe ndryshimet kushtetuese por pa treguar se në plan strategjinë ishte ndryshimi kushtetues në Shqipëri, reforma e drejtësisë dhe reforma territoriale por kur hakerat ia nxorrën, u mor vesh se këto ishin të Sorros. Por çfarë është Shqipëria sot është narko shteti pa sistem drejtësie.