Dritan Kaba: Puthja e Borëbardhës dhe votuesit e Rilindjes që iu prishën shtëpitë!

189
Sigal

Pas lajmit të fillimit të prishjeve të ndërtimeve në proces legalizimi pa dëmshpërblim, ku njerëzit qahen se janë votues të Rilindjes, një lajm tjetër po bën xhiron e Botës.

Sipas shoqatave të artistëve në Hollyëood, atyre të njohura me emrin “Me Too” dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, Borëbardha na qenka puthur pa leje nga Princi i Kaltër.

Po sipas tyre puthja e dhënë nga Princi, i cili ktheu në jetë nga gjumi ku ishte vënë nga Shtriga Mbretëreshë me anë të mollës, të cilën Borëbardha e kafshoi, ishte puthje pa konsesusin e vetë Borëbardhës. Kështu kjo puthje mund të quhet edhe përdhunim në grup se ishin Shtatë xhuxhët që i kërkuan Princit ta puthte.

Po sipas kësaj amalgame leftistesh, puthja e Princit mund të ndikoje keq tek të rinjtë dhe fëmijët se i mëson ata të puthin njerëzit pa dëshirën e tyre dhe i bën ata ngacmues seksual ose ndryshe me gjuhë të thjeshtë i mëson keq. Ndaj shoqatat kanë kërkuar të hiqet pjesa e puthjes së Princit pa dëshirën e Borëbardhës.

Po kështu Hollyëood, që jep skena përdhunimesh masive, vrasësish “simpatikë”, shpërndarës të mëdhenj droge që kthehen në heronj apo përdhunuesish të tjerë që filmat e Hollyëood i nxjerrin simpatikë dhe të ditur, puthja e Princit është e tmerrshme dhe antiedukative. Gjithashtu po të njëjtët kërkojnë të saktësohet mosha e Borëbardhës sepse ajo mund të jetë minorene dhe akti i puthjes është edhe më shumë “skandaloz”. Megjithëse ata kanë prodhuar filma ku minorenët jo vetëm bëjnë seks dhe marrin drogë, por janë edhe vrasës gjakftohtë, pjestarë bandash edhe deri tek vrasjet e prindërve të tyre. Por këto filma nuk prishin edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Puthja e Borëbardhës është shkatërruese.

Njësoj si votuesit e Rilindjes që qahen pse po u prishen shtëpitë në proces legalizimi dhe shkuan e votuan atë.

Ndonëse larg si shembuj, por kane të njëjtin përfundim.

Votuesit e Rilindjes, njësoj si leftistët në Hollyëood, “i shqetësonte” luku perëndimor i Bashës dhe Opozitës dhe shkuan votuan, siç e pohojnë vetë, bandën e Rilindjes.

Eh sa afër edhe larg janë ndodhitë.

Ngelëm në pritje të komunikates së Evis Kushit që me mbështetjen e Taulant Ballës të marrin një vendim në Parlament ku hiqet Borëbardha nga çdo tekst mësimor dhe librat me historinë e saj të hiqen nga qarkullimi.

Shpresoj që e gjitha kjo të nisë nga një Letër e Hapur e Ismalil Kadaresë, ku ai dënon me forcë puthjen jo konsensuale të Princit.