Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Guri i përgjigjet Edi Ramës: Nuk do ta keni më LSI në krah, por vetëm përballë!

256
Sigal

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës kundër LSI. Guri shprehet se në vitin 2013 Edi Rama lutej që të kishte në krah LSI dhe Ilir Metën, por tashmë do ta ketë vetëm përballë.

“Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë. Sot, megjithë dëshirën tënde të sëmurë për ta pasur LSI-në në krah e ke marrë përgjigjen dhe nuk do t’a kesh më.  Në krahun tënd, si sot tek plehrat do kesh arkitektët e plehrave asnjë tjetër!  Tani që zuzarët u bënë bashkë të gjithë qytetarët dhe atdhetarët do jenë bashkë”,- shprehet Elona Guri në një postim në Facebook.

Gjatë takimit të zhvilluar sot në Durrës, kryeministri Edi Rama sulmoi Presidentin Ilir Meta, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi