Zgjedhjet në SHBA, gjykata vendos rinumërimin e votave në Georgia

659
Sigal

Sekretari i Shtetit i Georgias, Brad Raffensberger, sapo ka njoftuar shteti do të rinumërojë votat.

“Do të ketë një rinumërim në Georgia,” tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.

Deri tani, Joe Biden kryeson ndaj Donald Trump me vetëm 1,579 vota në Georgia. Më herët në këtë shtet kryesonte Trump, por u parakalua nga kandidati demokrat.

Ndërkohë pak orë më parë Biden kaloi në avantazh edhe në Pensilvani. Biden parakaloi Trumpin dhe tashmë është rreth 5 600 vota para.