Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Së bashku më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes, që ka marrë peng Shqipërinë.

180
Sigal

Ditën e sotme, Drejtuesi politik i PD-së, Dibër, Xhelal Mziu, së bashku me kryetarin e degës së PD-së, Defrim Fikun dhe Edmond Isakun, Petrit Dodën dhe Durim Ballën ka zhvilluar një takim më strukturat e PD të grupseksionit Zerqanë, Bulqizë.

“Së bashku me kryetarin e degës së PD z. Defrim Fiku dhe z. Edmond Isaku, Petrit Doda dhe Durim Balla, në maratonën e takimeve për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në zonat e tyre dhe shpalosjen e programit të qeverisë #Basha! Hajdutët e “sektit” Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe qeverisin vetëm për interesat e tyre dhe të një grushti “klientësh”,- u shpreh Mziu me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregoi dhe pikat kyçe që u zhvilluan gjatë diskutimit.

 


Postimi i tij i plotë:

Takim me strukturat e Partisë Demokratike në grupseksionin Zerqanë Bulqizë !
Si drejtues politik i Qarkut të Dibrës.
Së bashku me kryetarin e degës së PD z. Defrim Fiku dhe z. Edmond Isaku, Petrit Doda dhe Durim Balla, në maratonën e takimeve për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në zonat e tyre dhe shpalosjen e programit të qeverisë #Basha !
Hajdutët e “sektit” Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe qeverisin vetëm për interesat e tyre dhe të një grushti “klientësh”
Trajtimi nga qeveria Basja, me status të veçantë të minatorëve
Probleme me pronësinë dhe azhornimin e tokave në të gjithë njësinë administrative
Probleme me ujin e pijshëm dha atë vaditës
Në 8 vjet asnjë mbështetje për fermer, bujk, blegtor e agro turizëm
Arsimi ka degraduar, shkolla të shkatërruara, mësues militantë pa arsim, profesionistët nën presion nga rilindja
Mungojnë qendrat shëndetësore e mjeku i familjes
Mungesë totale e nfrastrukturës rrugore
Qytetarët qeverisen nga deputete e importuar si Xhaxhka dhe rilindas të komanduar dhe të inkriminuar vendor, injorantë e banditë, ushtarë të Rilindjes
Qytetarët e Martaneshit, do ti thonë STOP të keqes dhe PO të mirës #PlatformësBasha
Pas 25 prillit Qeveria Basha, do zbatoj politika punësimi duke hapur 110 mijë vende të reja pune për punësimin e të rinjëve, por dhe rikthimin e emigrantëve.
Do aplikohet taksa e sheshtë 9% nga 23% që e ka rilindja sot
Do të ulet çmimi i energjisë elektrike dhe i naftës, do hiqet taksa Rama 240 lekë/litër karburant.
Do dyfishohen pagat, pensionet dhe ndihma ekonomike
Do shpërblehet me 30 mijë lekë në muaj për 5 vite rrjesht, çdo fëmijë i porsalindur
Do të rrikthehen subvencionet në bujqësi, blegtori, pemtari me 100 milionë Euro/vit
Do investohet në rrugë, furnizim me ujë të pijshëm e vaditës si dhe turizëm
Do investohet në infrastrukturë arsimore, dhe pages të 90% të tarifës së studentëve, bursa dhe 1/2 bursa për studentët
Trajtimi i të gjithë minatorëve me status të veçantë
Së bashku më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes “ortake” e Ndragetës, që ka marrë peng Shqipërinë.
25 prilli shpresë për Shqipëtarët, me Kryeministër Lulzim Bashën!
#FushëBulqiza_Bulqiza_Fiton
#QarkuDibërFiton
#ShqipëriaFiton