Skandali me zyrat e PS/ Rrëfen kushërria e vajzës së ngacmuar seksualisht në Gjirokastër: Po e përjetojmë shumë keq

378
Sigal

Si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur brenda një drejtorie në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës, pas orës zyrtare të punës, në qytetin e Gjirokastrës, afro 10 ditë më parë. Policia dhe kryebashkiaku i emëruar, rilindasi Flamur Golemi, po investojnë personalisht që çështja e përdhunimit të mbahet e fshehtë.Në këtë ngjarje të pazakontë u përfshin tri persona, drejtori i ndërmarrjes së ujësjellësit, Gentian Llogo, një punonjëse, si dhe i dashuri i saj. Sipas video-audio që disponon www.imtesi.woprdpress.com, dëgjohen grushtat që merr drejtori i ndëmarrjes, ndërsa i dashuri i tij ishte dramatizuar ku e fejuara e tij, e kishte informuar se Llogo kishte tentuar ta përdhunoj atë në zyrën e tij.

Telnis Skuqi: Ardhur në pushtet afro tetë vite më parë, me një slogan shprese “Rilindje”, Gentian Llogo, i cili fitoi të drejtën të bëhesh dikush, tashmë duhet ta pranojë, se ai jo vetëm ka zhgënjyer zgjedhësit e tij, por aktualisht e pret një gjykim moral. Dy javë më parë, kryetari i komanduar i Partisë Socialiste të qytetin të Gjirokastrës, i kishte targuar vetes aheng në zyrën e tij, si drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit. I rrethuar me punonjëse të administratës, ai kishte vendosur të poshtëronte një vajzë të sapo fejuar. Me pretendimit se Llogo kërkonte disa të dhënat zyrtare, ai ka mbajtur pak më gjatë se orari i punës vajzën me iniciale A.D. Punonjësa e ndërmarrjes, e vetme dhe e pambrojtur u tentua të përdhunohej, por ishte reagimi i saj i shpejtë që parandaloi agresorin të shijonte trofeun e tij të rradhës. Vajza e tmerruar nga ngjarja i ka telefonuar të fejuarit. Ky i fundit nuk ka hezituar, por ka lëvizur me shpjetësi për të mbërritur sa më parë në vendngjarje. Duke ju referuar video-audios prej 3 minuta e 13 sekonda, dëgjohen qartësisht reagimi i të dashurit, i cili i kërkonte Llogos llogari: – Pse e fejuara e saj është e tmerruar?

Llogo me një fjalor të papërshtatshëm u mundua të qartësoj djalin, megjithatë i fejuari nuk ia ka përtuar shumë, duke e grushtuar aq fort sa ulërimat e tij të shurdhojnë dy daullet e veshit.

Rrëfimi

Viktima preferon të heshti, por kushërira e saj, nuk dëshiron që ngjarja të ngelet anonim.“Nuk e ke ide se sa keq po e përjetojmë këtë histori”, – më shkruajti kushërira e saj në inboxin e facebook-ut tim.Për të heshtja është krimi më i madh, sepse fatmirësisht Llogo nuk arriti ta finalizoj aktin e turpshëm.“Ngjarja ka ndodhur në një institucion publik dhe dhunuesi është drejtues i një institucioni publik dhe akoma më këq është që kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe Ministri i Brendshëm u informuan në kohë reale për këtë ngjarje”, – më shpjegon F.D.Sipas saj, dyshja Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi, i ka kërkuar familjes së vajzës të mos ta denoncoj, pasi ata do ta largonin nga puna drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit me dorëheqje për të mos dëmtuar imazhin e fushatës elektorale që tashmë “de facto” ka nisur në qarkun e Gjirokastrës. – Si mundet të mbahet e heshtur një ngjarje e tillë?, – pyet ajo.

– Për çfarë më duhet mua një drejtues trupmadh që tenton të përdhunoj një vajzë trupvogël?, – pyet sërish ajo.

“Kushërira ime ka 10 ditë që nuk shkon në punë, pasi në krye të institucioni qëndron qetësisht dhunuesi. Kjo është e pafalshme”, – përfundon ajo bisedën dhe sakaq më nis një video si provë materiale.